Red Cross ShapeKryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Dorëzimi i pllakës jubilare për Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”

2025-03-10

Dorëzimi i pllakës jubilare për Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”

Në kuadër të manifestimeve për shënimin e 80-vjetorit të themelimit të Kryqit të Kuq në Maqedoni, më 6 mars në Fakultetin Juridik në Manastir u mbajt manifestim për promovimin e platformës së Kryqit të Kuq me komunitetin universitar. Në këtë aktivitet, Sekretari i Përgjithshëm i KKRMV, Dr. Sait Sait, i dorëzoi pllakë jubilare Rektorit të UKLO, Prof. Dr. Igor Nedellkovski, në shenjë falënderimi për kontributin e përgjithshëm në zhvillimin dhe mbështetjen e punës së Kryqit të Kuq.

“Ideja jonë është të ndërtojmë një platformë për komunikim ndërmjet Kryqit të Kuq dhe universiteteve në Maqedoni. Një këmbim i ndërsjellë ku përfitimi përfundimtar do të jetë për universitetet, Kryqin e Kuq dhe përdoruesit nëpërmjet krijimit të shërbimeve të reja. Kjo është një ambicie e re në organizatën tonë në përpjekje për t’u përshtatur, pra për të zotëruar hapësirën që na ofrohet në shoqëri dhe një ditë të marrim përgjegjësitë si organizatë që të mund të kontribuojmë që ky vend, të gjitha në domenin tonë, ta bëjmë shoqërinë një vend më të bukur për të jetuar për të gjithë. “Ne do të vazhdojmë me universitetet e tjera në vendin tonë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i KKRMV, Dr. Sait Sait.

Gjatë aktivitetit u mbajt një panel diskutimi mbi temat aktuale sociale me komunitetin universitar dhe Kryqin e Kuq për të kontribuar në ndikimin në zhvillimin e politikave me interes social. Panelistë në këtë manifestim ishin kryetarja e OKKK të Manastirit, Dr. Liljana Ristevska, prorektori i UKLO-së, prof. Dr. Goran Iliq dhe studenti në studimet për master Danillo Bozhinovski. Paneli u moderua nga Prof. Nikolla Dukovski dhe prof. Dr.Fadbi Osmani.

Në aktivitet morën pjesë prorektorë, profesorë, studentë dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq, të cilët patën mundësinë të mësojnë për Platformën për Bashkëpunim të Kryqit të Kuq me komunitetin universitar, e cila ofron mundësinë për studentët dhe stafin mësimdhënës të marrin pjesë në aktivitete humanitare përmes projekteve kërkimore dhe shkencore dhe zhvillimit të programeve dhe projekteve të përbashkëta në kuadër të përgatitjes social-humanitare, parandaluese shëndetësore dhe fatkeqësive.

Aktiviteti ishte një mundësi për të prezantuar platformën si dhe për të ndarë iniciativat e Universitetit të “Shën Klimenti i Ohrit” dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit.

https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2025